
Djali i dehur e lëndon me thi*kë nënën e tij nga Kosova

Raportohet se një burrë të arrestuar në Istog, pasi dyshohet se derisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit e ka lënduar nënën e tij me thikë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR | Istog 31.12.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me thikë e ka lënduar viktimën femër kosovare, nënën e tij, e cila ka qenë duke u përpjekur që t’ia largoj thikën nga dora. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)