Shpëtohet një shtetas i huaj në malet e Sharrit

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 18:37
Shpëtohet një shtetas i huaj në malet e Sharrit

Nga ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës,  është shpëtua një shtetas i huaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Raportohet se ai ishte lënduar si pasojë e një rrëshqitje.

Lidhur me rastin kanë dhënë detaje për Klankosova.tv nga kjo organizatë.

Në intervenim është kërkuar edhe asistenca e helikopterit të KFOR-it.

“Jemi kontaktuar nga një person i cili ka qenë së bashku me viktimën dhe ne në bazë të koordinatave e kemi gjetur. I kemi ofruar ndihmën e parë dhe e kemi dërguar në spital. Gjendja e tij është stabile. Ka thyerje në disa pjesë, por ka edhe lëndime në boshtin kurrizor”.

“E kemi kërkuar edhe asistimin nga KFOR-i me helikopter. Kjo për shkak se në këtë pjesë ka qenë ftohtë dhe ne nuk kemi dashur me humb kohë”. 


(Kosova Sot Online)