
Dauti: Programet festive të Kosovës pa asnjë vlerë artistike

Publicisti Daut Dauti, ka folur për dallimet kulturore mes Lindjes dhe Perëndimit derisa është ndalur te programet televizive të vitit të ri, duke krahasuar televizionet kosovare me BBC-në, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
"Shikojeni programin televiziv të vitit të ri të BBC dhe të ndonjë televizioni shqiptar dhe i vëreni dallimet. BBC programin festiv e fillon në mbrëmje me emisionet më të dalluara të vitit. Nuk ka muzikë. Ka promovim të artistëve, shkencëtarëve dhe personaliteteve që kanë treguar sukses gjatë vitit", ka shkruar Dauti.
Sipas tij, në programet e televizioneve kosovare për natën e vitit të ri ka muzikë kryesisht dhe ndonjë skeç humoristik, që sipas tij, të dyja janë pa asnjë vlerë artisitike.
"Shikojeni tash programin e ndonjë televizioni të Kosovës. Është muzikë kryekput me ndonjë ndërprerje të ndonjë skeqi humoristik. Që të dyja pa asnjë vlerë artistike. Në ekran dominon defilimi i ‘këngëtareve’ me frizura dhe veshje që kanë për qëllim reklamimin e fustanave që shpalosin gjinjtë, këmbët dhe fundshpinën, siç po i thonë bythëve kohëve të fundit.", ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)