Për një vit kaq persona hoqën dorë nga shtetësia kosovare

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 14:06
Për një vit kaq persona hoqën dorë nga shtetësia kosovare

Në vitin 2022, 4 mijë e 790 persona persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare, përcjell "Kosova Sot Online".

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë treguar arsyet që i shtynë kosovarët të heqin dorë nga shtetësia kosovare.

Një prej arsyjeve është për shkak se që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë që një person të ketë dy shtetësi.

“Arsyet pse personat heqin  dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke pas parasysh që një numër i madhe i shtetasve tonë jetojnë tashme me vite në këto shtete e një numër i madhe edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj  kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia  e  mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi. Pra, arsyeja kryesore është ndalimi dy shtetësisë në shume vende”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

(Kosova Sot Online)