Zbulohen arsyet e protestës së sotme të minatorëve

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 17:45
 Zbulohen arsyet e protestës së sotme të minatorëve

Behxhet Vinari nga miniera e Trepqës,  ka treguar arsyet e protestës së minatorëve që është e mbajtur sot.

Ai tha se disa prej arsyeve të protestës janë shujta dhe paga.

“Nuk ka qenë grevë e shpallur, nuk ka qenë as iniciativë, por kanë kërkuar disa sqarime rreth disa proceseve. Ne kemi dalë menjëherë tek punëtorët pa i ditur kërkesat e tyre, por njëra nga arsyet janë edhe shujta dhe rritja e pagës në një kohë sa më të shkurtër”, tha ai.

(Kosova Sot Online)