
Vuçiq: Pres shtetin e 10 që ta çnjoh Kosovën

Po pres të ndodh edhe tërheqja e njohjes së dhjetë për Republikën e Kosovës, ka theksuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se nëntë shtete tashmë kanë tërhequr njohjet për Kosovën.
“Kemi nëntë shtete që kanë tërhequr njohjen: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Estwatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet”, ka thënë Vuçiq në konferencën vjetore.
Pretendimet e Vuçiq mbesin të pambështetura si dhe është e paqartë nëse tërheqja e njohjes ekziston si akt në praktikat e marrëdhënieve mes shteteve dhe në të drejtën ndërkombëtare.
(Kosova Sot Online)