Vushtrri: Suspendohet mësuesi 63 vjeçar, akuzohet se ngacmoi sek*ualisht nxënëset e klasës së 6-të

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 15:29
Vushtrri: Suspendohet mësuesi 63 vjeçar, akuzohet se ngacmoi sek*ualisht nxënëset e klasës së 6-të

Në media u raportua se në Vushtrri, një mësues 63-vjeçare është suspenduar, pasi dyshohet se ka ngacmuar sek*ualisht nxënëset e klasës së 6-të, transmeton "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Prokuroria në Mitrovicë.

Zëdhënësi Valon Preteni tha se është pranuar kallëzim penal për personin me inicialet F.K për “Ngacmim seksual”.

Preteni ka shtuar se janë duke u zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, ku edhe kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë.

“Lidhur me kërkesën tuaj njoftoheni se Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar kallëzimin penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Rasti është trajtuar, janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual””, tha Preteni.

(Kosova Sot Online)