
Prishtinë: Arrestohen katër persona, kjo është arsyeja

Pasi janë përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në Prishtinë, katër persona janë arrestuar, transmeton Kosova Sot Online.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e kësaj përleshjeje është lënduar një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.
(Kosova Sot Online)