
Arrestohet 37-vjeçari, dyshohet për transportim të rreth 40 kg marihuanë

Si i dyshuar për transportimin e rreth 40 kg substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, është arrestuar N.B, 37 vjeçar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë realizuar planin operativ ‘Mjegulla’, gjatë të cilit u arrestua N.B.
“Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur rreth 40 kg substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e ndarë në 40 paketime të mbështjella me qese plastike. Vlera e kësaj sasie sillet rreth 80 mijë euro dhe dyshohet se vendi ynë ishte transit i kalimit të kësaj sasie, kurse destinacion final ishin vendet e perëndimit.
Personi i dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”.
(Kosova Sot Online)