Paralajmërohet ardhja e Petkoviq në Kosovë, vjen për Krishtlindje

  • E.k /
  • 06 January 2023 - 11:57
Paralajmërohet ardhja e Petkoviq në Kosovë, vjen për Krishtlindje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar se sot do të vijë në Kosovë për të marrë pjesë në Krishtlindje, përcjell "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se Petkoviq do të vjen në Zubin Potok.

“Në ditën e Krishtlindjes, Petkoviq do të marrë pjesë në djegien e pemës së Krishtlindjes në Zubin Potok, në portën e Kishës së Shën Trinisë, në ora 16:30, pas së cilës do të bisedojë me qytetarët e mbledhur. Në mesnatë në manastirin e Banjskës do të marrë pjesë në Liturgjinë e Krishtlindjes”, thotë njoftimi.

(Kosova Sot Online)