Shpërthen goma e një kamioni, plagoset rëndë një polic

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 16:56
Shpërthen goma e një kamioni, plagoset rëndë një polic

Në Dibër një punonjës policie ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, pasi ka shpërthyer goma e një kamioni, raporton "Kosova Sot Online".

Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi.

(Kosova Sot Online)