Arrestohet gjermani në Aeroportin e Prishtinës, iu gjet pistoleta në valixhe me shtatë fishekë

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 12:03
Arrestohet gjermani në Aeroportin e Prishtinës, iu gjet pistoleta në valixhe me shtatë fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari, është arrestuar një shtetas gjerman, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka treguar se këtij personi gjatë kontrollit të valixhes i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë.

“ANP-së, Adem Jashari 08.01.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas gjerman që ishte duke udhëtuar në destinacionin Prishtinë–Shtutgard, pasi që gjatë kontrollit të valixhes i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)