Hungaria del kundër anëtarësimit të shpejt të Kosovës në institucione europiane

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 13:29
Hungaria del kundër anëtarësimit të shpejt të Kosovës në institucione europiane

Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto, ka thënë se vendi i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane, raporton "Kosova Sot Online".

Szijjarto, ka shtuar se Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në mekanizma evropianë.

“Qëndrimi ynë është se do të rrezikonte arritjen e një kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do ta pranonin Kosovën para arritjes së marrëveshjes. Dhe për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, ka thënë ai në një konferencë për media pas takimit me Ivica Dacic, shkruan Rtv.rs.

(Kosova Sot Online)