
Bie nga ndërtesa, vdes 15-vjeçari nga Kosova

Në rrugën “Luan Haradinaj” në Mitrovicë një 15-vjeçar ka rënë nga një ndërtesë dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.
Ai tha se rasti është hapur në polici si “hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.
(Kosova Sot Online)