Tentim vrasje e rëndë në Prishtinë

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 10:35
Tentim vrasje e rëndë në Prishtinë

Një tentim vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, shkruan "Kosova Sot Online".

Një person i dyshuar është arrestuar, pasi e ka sulmuar fizikisht- goditur në kokë një person.

Siç njofton policia i dyshuari sipas viktimës ka probleme të shëndetit mendor.

Prishtinë 12.01.2023 – 06:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht- goditur në kokë viktimën mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dëshmi relevante për rastin. I dyshuari sipas viktimës ka probleme të shëndetit mendor i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)