Nga një repart në QKUK bie një person

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 11:08
Nga një repart në QKUK bie një person

Mëngjesin e sotëm, raportohet se një person ka rënë nga një repart i QKUK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti  ka pësuar lëndime  trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që  hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti. 


(Kosova Sot Online)