Shkon në 64 numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 11:59
Shkon në 64 numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit

 Pasi një aeroplan u rrëzua të dielën në Pokhara të Nepalit, të paktën 64 njerëz u vranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qindra punonjës të shpëtimit po pastronin kodrën ku avioni i Yeti Airlines, me 72 persona në bord nga kryeqyteti Katmandu, u rrëzua.

Televizioni lokal tregoi punonjësit e shpëtimit rreth pjesëve të thyera të avionit. Një pjesë e tokës pranë vendit të përplasjes ishte djegur.

Një zyrtar i Policisë tregoi se po përballen me shumë vështirësi në tentim për t’i nxjerrë personat nga aeroplani i rrëzuar.


“Gjysma e aeroplanit është në shpatin e kodrës”, tha Arun Tamu, një banor lokal, i cili i tha Reuters se arriti në vendin e ngjarjes disa minuta pasi avioni u rrëzua. “Gjysma tjetër ka rënë në grykën e lumit Seti”.

(Kosova Sot Online)