Kurti i fton komunitetet të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 20:10
Kurti i fton komunitetet të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës

Pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Kosovës që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës në konkursin që mbetet i hapur deri më 26 janar, i  ka ftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Konkursi është i hapur deri më 26 janar. Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë – serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptianë, kroatë dhe malazezë – që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të aplikojnë dhe të angazhohen për sigurinë e të gjithë qytetarëve brenda komunave në veri të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)