
Këto vende do të kenë ndërprerje të ujit të pijshëm

Për shkak të ngritjes së turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit do të mbesin pa ujë Fushë – Kosova, lagjja Kalabria, dhe Obiliqi, ka njoftuar kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Reduktimet do të fillojnë nga sonte në ora 19:00 dhe do të zgjasin deri nesër në orën 05:00.
“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve atmosferike, kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë maksimalisht ujin për pije.Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë redukime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00. Çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)