Një borxh ndaj një gruaje i kushtoi me jetë

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 19:46
Një borxh ndaj një gruaje i kushtoi me jetë

Një borxh prej 200 mijë eurosh ndaj një gruaje 47-vjeçare, i kushtoi jetën një 50-vjeçari grek mbrëmjen e djeshme në Moschato të Greqisë

Bëhet me dije se 50-vjeçari me profesion ekonomist, babai i dy fëmijëve, i martuar me një shqiptare, është gjetur i varur në apartamentin e tij.

Dyshimet paraprake të policisë sipas mediave greke, ishin se 50-vjeçari ishte vetëvrarë, por nga hetimet e mëtejshme rezultoi se ai është vrarë nga gruaja 47-vjeçare, të cilës i kishte borxh 200 mijë euro.

Siç ka rrëfyer ajo para drejtësisë, viktima kishte bërë gati litarin për tu varur, pasi nuk kishte para për ti kthyer asaj borxhi. Kur ai hipi në karrige, 47-vjeçarja ka shtyrë karrigen, e për pasojë ekonomisti 50-vjeçar ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)