Berisha: Ja pse Sharra është një minierë floriri e Ramës dhe Veliajt

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 17:35
Berisha: Ja pse Sharra është një minierë floriri e Ramës dhe Veliajt

Për denoncimin e bërë nga Partia e Lirisë, që tregonte se në Sharrë nuk incenerohen mbetje dhe pse paguhen 29 euro për ton, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Nga selia blu, Berisha akuzoi Ramën se qëndron në krye të kësaj afere kriminale, si dhe denoncoi favorizimet që ka bërë kreu i qeverisë për kompaninë e Klodian Zotos. Berisha theksoi se për Edi Ramën dhe Erion Veliajn Sharra është kthyer në minierë floriri.

 

Lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar pas denoncimit të Partisë së Lirisë që bënte me dije se si plehrat groposeshin në Sharrë edhe pse paguhet 29 euro për ton që ato të diferencohen dhe incenerohen. Berisha teksa akuzoi Edi Ramën se qëndron në krye të kësaj afere, pasi sipas tij kreu I qeverisë ka firmosur bonus për kompaninë që nuk ekziston, duke vjedhur taksat e qytetarëve të vendit

Ish-kryeministri denoncoi mënyrat që ka ndjekur Edi Rama dhe Erion Veliaj me anë të landfillit të Sharrës, i cili sipas Berishës është kthyer në një minierë ari për zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste.

Sali Berisha ftoi qytetarët që ti përgjigjen aferave korruptive të mazhoracës socialiste.

Berisha deklaroi se SPAK është kthyer në shërbim të Edi Ramës duke mos hetuar aferat e qeverisë socialiste.

(Kosova Sot Online)