
The*ret me thi*kë i riu nga Kosova

Në Han të Elezit, raportohet se një i ri është therur me thikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.
Ai tha se i dyshuari është arrestuar e më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Viktima ka marrë lëndime të lehta dhe është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit dhe më pas është liruar në shtëpi”, tha Shabani.
(Kosova Sot Online)