
Berisha: Ftoj në debat Edi Ramën

Një ditë pas deklaratave të ambasadores së SHBA-së në Tiranë, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se Yuri Kim është pjesë e mafies se filantropit George Soros.
Në konferencën me gazetarët, Berisha denoncoi ndërhyrjet që Yuri Kim ka bërë gjatë kësaj kohe për ta lënë vendin pa opozitë, ndërsa theksoi se diplomatja amerikane e mori përgjigjen nga anëtarët dhe simpatizantët e PD-së, të cilët sipas tij nuk pranuan të nënshtroheshin.
Kreu demokrat, teksa u shpreh se Rama po mban peng regjistrimin e statutit të PD-së, në një kohë që gjykata e ka njohur statutin e 11 dhjetorit, ftoi kreun e qeverisë në një debat.
Berisha akuzoi Ramën e Veliaj se kanë vjedhur miliona euro me anë të aferës së inceneratorit të Tiranës, si dhe denoncoi ndërhyrjet që po bëhen për të mos iu hequr mandate Olta Xhacckës në Gjykatën Kushtetuese.
Për forumin ekonomik në Davos, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama sërisht doli në mbrojtje të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Sa i takon arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave për aferën e 1.2 milionë eurove, Berisha akuzoi ministren e këtij institucioni Delina Ibrahimaj se qëndron pas këtij skandali.
(Kosova Sot Online)