Berisha: Misioni ynë është përmbysja e monizmit të Edi Ramës

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 14:08
Berisha: Misioni ynë është përmbysja e monizmit të Edi Ramës

Në 32 vjetorin e themelemit të degës së Partisë Demokratike në Kurbin mori pjese edhe lideri i opozitës Sali Berisha i cili shprehu vlerësimit e tij për qëndrimet që kanë mbajtur anëtarët dhe simpantizantet e PD –së gjatë kësaj kohe. 

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se kjo forcë politike është parti e lirisë dhe të drejtave të qytetarëve. 

Berisha akuzoi Ramën se ka uzurpuar pushtetet në vend, ndërsa ftoi qytetarët që të bëhen bashkë për largimin e qeverisjes socialiste. 

Sali Berisha denoncoi edhe udhëtimet që ka bërë Edi Rama me avion charter, si dhe vjedhjet që ka bërë mazhoranca socialiste me fondet për rindërtimin nga tërmeti. 

Edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një reagimi në Facebook uroi 32 vjetorin e themelimit të kësaj dege, si dhe shprehu mbështetjen për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhia. 

(Kosova Sot Online)