Miroslav Lajçak vazhdon takimet me shtete që nuk e njohin Kosovën

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 08:17
Miroslav Lajçak vazhdon takimet me shtete që nuk e njohin Kosovën

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pasur takim me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka treguar se me Grammatan ka diskutuar rreth përpjekjeve të Bashkimit Evropian për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e Greqisë në regjion.

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, sot diskutova për përpjekjet e BE-së mbi avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në regjion”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova ot Online)