Berisha thirrje Ramës: Shndërrohu në të penduarin e drejtësisë

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 15:10
Berisha thirrje Ramës: Shndërrohu në të penduarin e drejtësisë

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se kryeministri Edi Rama duhet të shndërrohet në të penduarin e drejtësisë, pasi u zbuluan takimet e fshehta të tij me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

 

 

Berisha tha se Ram ka shkelur çdo ligj dhe për pasojë duhet të shkojë para drejtësisë, ku theksoi se PD do të ngrerë një komision hetimor lidhur me aferën.

Sakaq shtoi Rama duhet të shndërrohet në një pentito dhe të kontribuojë në zbardhjen e kësaj afere, e cila do të mbetet njollë në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

‘Ajo që të bën përshtypje, ndonëse bota e tëra flet, është lajm kryesor në çdo media, mendon ta kalojë me një Twitter ku thotë se aty nuk flitet për mua. Thotë se aty nuk flitet për mua nxjerr mjeran pseudo analistë dhe betohen, në 16 faqe fliten vetëm për të se akuzën tjetër nuk e kanë publikuar, akuzën për paratë e Deripaskës dhe marrëdhëniet me të e kanë të përmbledhur, pra 16 faqe janë vetëm afera shqiptare. Është një pabesi ekstreme të vijmë pak te Olem Deripaska i cili duket se e ka aset MC Gonigal sepse faktikisht thuhet se është paguar prej tij dhe kanë larë pare së bashku po ky del në Shqipëri investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh. Pra me të drejtë shtohet pyetja si ka mundësi të përdoren paratë për të lobuar për të përdoru zyrtarët të tillë kundër opozitës. Shqiptarët mësuan se e u përdor korrupsioni ndërkombëtare për të luftuar korrupsioni në Shqipëri.  Dëgjoje pak se ortaku i MC Gonigal, ai një deklaratë të paguar thotë se Berisha është një kukull e Putinit, për llogari të Edi Ramës. Po kjo ishte një ofensivë e korruptokracisë kundër opozitës. Edi Rama ka shkel çdo ligj dhe ai duhet të shkojë para drejtësisë në Shqipëri. Ne do të ngremë një komision për këtë aferë të tmerrshme, është shumë e thellë këto që dimë ne janë vetëm sipërfaqja, por është një aferë botërore kjo e cila ka synuar pushtetin e Edi Ramës por është aferë botërore dhe analistë të shquar ameriakanë janë të këtij mendimi, Edi Rama ka vetëm një alternativë të shndërrohet në të pentito dhe të kontribuojë në zbardhjen e kësaj afere që do të mbetet një njollë e zezë në historinë  e marrëdhënieve mes dy vendeve’, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)