Kush e vrau qytetarin nga Kosova në pikun e ditës?

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 15:25
Kush e vrau qytetarin nga Kosova në pikun e ditës?

Për vrasjen e 65-vjeçarit Nysret Gubetini me datën 10 janar në Mitrovicë, ende nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive.

Sipas prokurorisë vrasja e të moshuarit ishte e dhunshme dhe dyshohet se vdekja kishte ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.

Viktima ishte gjetur i vrarë brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë, në të cilën ishte anëtar.

Por, edhe pse kanë kaluar dy javë nga vrasja, ende nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar.


“Janë duke u zhvilluar hetime intensive në bashkëpunim me policinë, përfshirë edhe motivin. Ende nuk janë identifikuar persona të dyshuar”, tha për zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni.

Rasti ishte klasifikuar si “vrasje”, teksa ngjarja tragjike sipas policisë kishte ndodhur me 10 janar rreth orës 14:35 në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë. 

(Kosova Sot Online)