Sula për çështjen “McGonigal”: Rama ‘i ka hipur kalit mbrapsht’, ka prekur interesat e SHBA-ve

  • E.K /
  • 27 January 2023 - 08:36
Sula për çështjen “McGonigal”: Rama ‘i ka hipur kalit mbrapsht’, ka prekur interesat e SHBA-ve

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur dje në një media sa i takon çështjes “McGonigal” dhe përfshirjes së kryeministrit në të, ndërsa shprehu bindjen se kjo çështje ka cenuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, fakti që oligarkut rus i janë dhënë investime strategjike ngre dyshime të mëdha lidhur me hetimin e hapur në SHBA. “Analiza e fakteve dhe ngjarjeve tregon që ne jemi anatemuar vetëm për paratë ruse. Asnjë kryeministër në botë nuk do i japë me çantë lekët vetë. Vendimi i gjykatës në SHBA shpreh disa indicie që të shtyjnë të dyshosh dhe të bësh analizën.

Fakti që oligarkut rus i janë dhënë investime strategjike këtu, si ai i Shushicës, është e rëndë. Fakti që ai ishte sanksionuar nga të gjithë, edhe në Shqipëri duhet të ishte bërë diçka. Pastaj nëse dalin prova për marrëdhëniet me kinezët, atëherë ka punë”, deklaroi ai. Më tej Sula u shpreh se SPAK duhet të nisë hetimet lidhur me çështjen “McGonigal” për të zbuluar të vërtetën. Ai shtoi gjithashtu se janë 3 pika që sipas tij, Rama ka prekur interesat e SHBA-së; heqja e Nanos nga policia, tentativa për të kapur kreun e SPAK dhe atë të SHISH-it. I pavarur je nëse nuk ke vjedhur, nëse nuk ke bërë korrupsion. SPAK duhet të nisë hetimet për çështjen McGonigal. Këtu gjehen të gjithë mekanizmat për të penguar hetimet dhe drejtësinë të veprojë.

Edi Rama i ka hipur kalit mbrapsht. Heqja e Nanos nga policia, tentativa për të kapur kreun e SPAK dhe atë të SHISH, janë 3 pika që Rama ka prekur interesat e SHBA-së. Duke pasur parasysh situatën ku është bota, nën kërcënimin e agresionit rus, SHBA kërkon të kontrollojë shërbimet e anti-terrorit, për të marrë informacion. Këto kërkonte edhe Rama. Këta mendojnë se janë të pavdekshëm. Të gjithëve do të na hajë krimbi”, nënvizoi Sula.

(Kosova Sot Online)