
Kurti për planin franko-gjerman: Më 9 shtator e kam lexuar atë propozim, por nga ‘iPad’-i i Lajçakut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë përsëri dhe beson se propozimi europian është bazë e mirë për marrëveshjen me Serbinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka treguar se planin franko-gjerman e ka parë më datën 9 shtator, por që e ka lexuar nga ‘iPad’-i i Miroslav Lajçakut.
Kurti ka theksuar se nuk ka pasur dokument me shkrim.
“Të jem plotësisht i qartë, sigurisht edhe i sinqertë, më 9 shtator e kam lexuar atë propozim, por nga ‘iPad’-i i Lajçakut, nuk kam pasur dokument me shkrim. Ishin së bashku me Jens Plotner dhe Emmanuel Bonn, të dërguarit nga Parisi dhe Berlini. Unë menjëherë e kam vërejtur se më në fund kemi një propozim për marrëveshje”, ka thënë Kurti.
(Kosova Sot Online)