E rëndë: Humbi kontrollin gjatë vozitjes, vdes 62 vjeçari

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 08:54
E rëndë: Humbi kontrollin gjatë vozitjes, vdes 62 vjeçari

Një qytetar nga Gjirokastra dje duke vozitur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, përcjell “Kosova Sot Online”.

62 vjeçari është dërguar në spital por ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Kurse, rasti është duke u hetuar.

Njoftim:

Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot Online)