Haxhiu: Ja pse duhet një sensibilizim i opinionit

  • A P /
  • 30 January 2023 - 16:17
Haxhiu: Ja pse duhet një sensibilizim i opinionit

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se rastet e dhunës në familje në rajonin e Gjakovës kanë shënuar rritje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haxhiu tha se vetëm në vitin 2022 ishin të raportuara mbi 200 raste.

“Nëse i shohim statistikat në regjion ku përfshihet Gjakova, Rahoveci dhe Malisheva kemi mbi 200 raste në vitin e kaluar, të cilat kanë qenë të raportuara. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me vitet paraprake në vitin 2021 dhe 2020. Por, ende besoj që është numër i vogël në raport me dhunën reale që ndodhë e që nuk raportohet. Prandaj, duhet një sensibilizim i opinionit së pari për t’i inkurajuar viktimat që mos të durojnë për rastet e dhunës psikike, seksuale, fizike e materiale sikurse edhe një veprim serioz institucional nga policia, prokuroria dhe gjykatat. Sepse, viktima kur sheh se po dështon ky zinxhirë dekurajohet dhe nuk e raporton dhunën”, tha Haxhiu.


(Kosova Sot Online)