Ja pse policia kërkon ndihmën e qytetarëve

  • A.P /
  • 31 January 2023 - 20:00
Ja pse policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Ndihmën për gjetjen e të dyshuarit Shqiprim Dedaj, e ka kërkuarPolicia e Gjakovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij rajoni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dedaj është i rënduar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe për momentin ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.


(Kosova Sot Online)