Bërnabiq i serviloset Vuçiqit: Fjalimi i tij për Kosovën ishte “historik”

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 13:27
Bërnabiq i serviloset Vuçiqit: Fjalimi i tij për Kosovën ishte “historik”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, fjalimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, e ka cilësuar të “përgjegjshëm” dhe “historik”, përcjell “Kosova Sot Onine”.

Sot Vuçiq në Kuvendin e Serbisë e ka mbajtur një fjalim rreth Kosovës.

“Shpresoj me gjithë zemër, për hir të Serbisë, e mbi të gjitha për hir të brezave të ardhshëm, që në Kuvendin Popullor, përveç atyre që janë të papërgjegjshëm, tejet arrogantë dhe të paskrupullt, të ketë edhe deputetë nga radhët e opozita që ka dashur dhe ka mundur të dëgjojë prezantimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për gjendjen dhe situatën në Kosovë”, ka shkruar Bërnabiq Tëitter.

(Kosova Sot Online)