
Rektorin Qerimi e urojnë Kurti e Nagavci

Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e vizitoi sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ata u pritën dhe u takuan me Rektorin Qerim Qerimin dhe menaxhmetin e Universitetit.
Sipsa njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti dhe Nagavci u njoftuan për punën dhe sfidat e këtij institucioni dhe i njoftuan menaxhmentin e tij për punën dhe veprimet e ndërmarra deri tani me qëllim përmirësimin e arsimit të lartë. Theks iu dha Projektligjit për Arsimin e Lartë që tashmë është miratuar në Qeveri dhe avancimeve që ai parasheh në sigurimin e integritetit akademik.
(Kosova Sot Online)