Aksident: Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, vdes 65-vjeçari

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 13:09
Aksident: Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, vdes 65-vjeçari

Një 65-vjeçar ka vdekur sot në Durrës, pasi teksa lëvizte me nje motomjet pa targa ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë.

“Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)