Ngjarje e rëndë: 75 vjeçari shkon te vajza dhe hidhet nga kati i katërt

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 14:59
Ngjarje e rëndë: 75 vjeçari shkon te vajza dhe hidhet nga kati i katërt

Një person rreth 75 vjeç është hedhur nga kati i katërt i pallatit sot në Korçë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dyshohet 75 vjeçari është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon vajza e tij.

I moshuari ka shpëtuar, ku edhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Raportohet se 75-vjeçari, vuan nga depresioni.

(Kosova Sot Online)