Moti i acartë kaplon Kosovën, moti për 5 ditë

  • E. /
  • 06 February 2023 - 08:36
Moti i acartë kaplon Kosovën, moti për 5 ditë

Moti i acartë do të mbajë sot në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Moti Iiacartë do të jetë edhe ditëve gjatë javës.

Do të ketë rrebeshe të shkurtë bore ditën e hënë dhe martë përgjatë viseve malore.

Ditëve të para edhe paraqiten ditë të akullta në pjesën më të madhe të vendit, ku temperaturat maksimale mbesin në vlera negative. Nga dita e mërkurë më shumë kthjellime e diell.

6.02 – Kryesisht me vransira dhe acar. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë bore.
7.02 – Acar. Vransira e intervale me diell. Nga zona malore mundësi për rrebeshe të shkurta bore.
8.02 – Acar dhe intervale më të gjata me diell. Gjatë ditës vransira kalimtare.
9.02 – Mot i acartë, kryesisht me diell.
10.02 – Shumë ftohtë, me kthjellime e diell.

Temperaturat mbesin të ulëta në të dy vlerat ekstreme, deri në -9C e -6C minimalet, e maksimalet -3 deri -1C, e nga dita e enjte kalojnë edhe mbi 0C.
Do të fryjë erë e ftohtë nga veriu e verilindja, edhe mesatarisht e fuqishme ditën e hënë deri në 14m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.
Shtypja atmosferike në rritje jashtëzakonisht të lartë mbi vlera normale.