
Komandanti nga Kosova në Turqi: Do të japim maksimumin

Komandanti i grupit të kërkim shpëtimit nga Kosova , Egzon Syla, bashkë më një grup prej 30 vetave kanë shkuar në Turqi që ti dalin në ndihmë popullit turk, pas tërmetit të shkaktuar ditën e djeshme, përcjell “Kosova Sot Online”.
Syla është shprehur se grupi përbëhet nga më shumë se 30 veta, të cilët janë të specializuar për situata të tilla, ndërsa kanë edhe qen për kërkim-shpëtimin.
“Kemi nisur dje udhëtimin me avion, por për shkak të fluksit ende nuk kemi arritur në zonën ku do të ndërhyjmë. Ne kemi dy ekipe të kërkim-shpëtimit urban, kemi edhe qen të kërkim-shpëtimit. Shpresoj të ndihmojmë me sado të mundemi. Kemi një grup më shumë se 30 veta”, u shpreh Egzon Syla, komandant i grupit.
(Kosova Sot Online)