Sot ditë zie në Kosovë, populli solidarizohet me Turqinë dhe Sirinë

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 08:10
Sot ditë zie në Kosovë, populli solidarizohet me Turqinë dhe Sirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur sot Ditë Zie në Kosovë, pas tërmeteve në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja theksoi se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje, dhe se dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona.

“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar.

Presidentja ka thënë se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje, dhe se dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)