
Foshnjat e shpëtuara nga tërmeti dërgohen në Ankara me avionin e Erdoganit

16 foshnjat që u gjetën vetëm pas tërmeteve dhe që u nxorrën nga rrënojat, u transportuan drejt Ankarasë me avionin presidencial të presidenit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mediet vendase bëjnë të ditur se 16 foshnjat ndodhen në spitalin e Ankarasë ku po marrin trajtim dhe ndihmë mjekësore.
Po ashtu, bashkëshortja e presidentit, Emine Erdogan vizitoi foshnjat në spital.
(Kosova Sot Online)