Turqia nis hetim ndaj ndërtuesve

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 18:26
Turqia nis hetim ndaj ndërtuesve

Hetimi ndaj ndërtuesve në rajonet e prekura nga tërmeti, ka nisur thotë ministri turk i Drejtësisë,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bekir Bozdag, në një konferencë për shtyp, u shpreh: “Zyra e prokurorit ka nisur hetimin. Kushdo që ka faj, kushdo që ka neglizhuar, do të dërgohet para drejtësisë dhe do të mbajë përgjegjësi”.

Ministri theksoi se 206 prokurorë janë caktuar nga Këshilli i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për proceset gjyqësore që pritet të mbahen së shpejti.

Tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkaktuar (deri tani) mbi 22 000 viktima, pasi mijëra ndërtesa u shembën. Inxhinieri Kishor Jaisëal tha për CNN se Turqia ka eksperiencë me tërmetet dhe shumë rajone të këtij vendi kanë ndërtesa rezistente, por jo të gjitha janë ndërtuar sipas standardeve moderne.

(Kosova Sot Online)