'Burg Brother VIP’ - mesazh i qartë për Ramën: Protesta dhe pankartat e qytetarëve

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 15:18
'Burg Brother VIP’ - mesazh i qartë për Ramën: Protesta dhe pankartat e qytetarëve

Protesta e opozitës është shoqëruar me mesazhe të qarta për largimin e kryeministrit Rama. Me pankarta në duar, protestuesit kanë  kërkuar dorëheqjen e tij, ku e cilësuan një revolucion demokratik që nuk do të ndalet.

“Burg Brother VIP’’ ishte kjo një nga pankartat që ra në sy gjatë protestës së organizuar nga opozita. Me pankarta të  shumta me mesazhe të qarta, qytetarët kanë shprehur indinjatën e tyre për korrupsionin e qeverisë Rama.

“Kur SHBA heton skanadalin McGonigal” -  “Dita me diell duket që në mëngjes!”- “Asgjë nuk i shpëton krimin dhe korruptuesin” – “Asgjë s’e shpëton Ramën” etj. ishin disa nga mesazhet e kësaj proteste.

Qytetarët u mblodhën  nga të gjitha pikat kryesore duke iu afruar bulevardit, teksa policia ishte bërë gardh para Kryeministrisë,

Kjo protestë kundër Ramës, u cilësua një revolucion demokratik ku kërkohet  dorëheqja e kryeministrit, protestë ku qytetarë të shumtë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar.

(Kosova Sot Online)