‘Opozita në protestë’/ Koka: Rama mafioz si Toto Rina! I bën 'poça' jo vetëm shqiptarëve por edhe ShBA-ve

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 17:35
‘Opozita në protestë’/ Koka: Rama mafioz si Toto Rina! I bën 'poça' jo vetëm shqiptarëve por edhe ShBA-ve

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka komentuar protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë, si dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama me anë të një video duke ngjitur një poç të thyer.

Koka ka theksuar se protestat e organizuara nga PD e drejtuar nga Sali Berisha nuk shiten më dhe nuk ka dyshim që mund të jetë në pazar me Ramën.

Përsa i përket reagimit të Ramës, i cili postoi një video duke bërë poça, Koka e cilësoi një mafioz njësoj si Toto Rina i cili dikur jepte urdhra për të vrarë Xhovani Falkonen dhe Paulo Borselinon, por vetë paraqitej duke ushqyer pulat dhe pastronte derrat.

Sipas gazetarit, shqiptarët nuk duhet ta lidhin fatin e tyre me fatin e një njeriu ora e të cilit ka mbaruar.

Koka: Nevoja për largimin e Ramës nuk është vetëm nevojë e opozitës, por e të gjithë qytetarëve që bien dakord. Ajo që ndryshon sot nga protestat është se protestat nuk shiten dhe nuk ka bir nëne që thotë sot se Berisha është në pazar me Ramën, apo të kenë dyshimin se mund të jetë në pazar me Ramën.

Në daljen e sotme ndërkohë që opozita protestonte, Rama po mundohet të arnojë një poç të thyer. Zotëria e pranon që i ëshë thyer poçi dhe ai po thotë që duhet një shpikje një ide e re që të ngjitet më lartë. Ne po shohim jo një kryeministër por një mafioz i cili njësoj si Toto Rina që dikur kur jepte urdhra për të vrarë Xhovani Falkonen dhe Paulo Borselinon, ushqente pulat dhe pastronte derrat, njësoj dhe sot ky njeri pasi ka vrarë dhe korruptuar një ish-drejtues të lartë të FBI, dhe i bën poça jo vetëm shqiptarëve por edhe ShBA-ve dhe zakonisht këto janë fazat e fundit para rënies nga figu.

Shqiptarët nuk duhet ta lidhin fatin e tyre me fatin e një njeriu ora e të cilit ka mbaruar.

(Kosova Sot Online)