Policia me aksion në veri të Mitrovicës

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 15:34
Policia me aksion në veri të Mitrovicës

Me mbështetjen edhe të njësive të tjera relevante policore, Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive, sot në veri të Mitrovicës është duke realizuar një operacion policor antidroge, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme policore, ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin”, thuhet në njoftimin e policisë.


(Kosova Sot Online)