Ky shtet dhuron 30 milionë dollarë për të dëmtuarit në Turqi dhe Siri

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 14:00
Ky shtet dhuron 30 milionë dollarë për të dëmtuarit në Turqi dhe Siri

Një burrë anonim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhuruar 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, sipas kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili postoi lajmin në Twiter.

“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanezi anonim, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri”, shkroi kryeministri në rrjetin social, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojnë mbi gjëra që duken të pamundura”, shtoi Sharif. 

(Kosova Sot Online)