Vokrri i LVV-së: Tradhtarë e kriminelë janë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 16:45
Vokrri i LVV-së: Tradhtarë e kriminelë janë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Tradhtarë e kriminelë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, i ka quajtur Xhemshit Vokrri, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës dhe babai i zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë 17 shkurt, në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të mbahet një “tubim festiv” në Prishtinë “në nderim të shtetndërtuesve”.

Njoftimi e ka indinjuar Vokrrin, i cili e ka kundërshtuar idenë e kësaj ngjarjeje.

“Nuk festohet me tradhtar e kriminel- kujna po mundoheni me ua shite kete,populli gjykon drejt!”, shkroi Xhemshit Vokrri.


Në vitin 2013, Xhemshit Vokrri kishte dështuar të bëhej kryetar i Podujevës, pasi kishte kandiduar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kishte thënë se me Vokrrin, Komuna e Podujevës “i pret ndryshimet e mëdha”.

Image


(Kosova Sot Online)