​Rritet numri i rasteve me epilepsi në Kosovë

  • E.k /
  • 13 February 2023 - 13:07
​Rritet numri i rasteve me epilepsi në Kosovë

Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në Kosovë vitin e kaluar është shënuar një rritje e këtyre rasteve, ku vetëm në Klinikën e Neurologjisë trajtim kanë kërkuar mbi 1 mijë raste.

Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë në Kosovë, Valbona Govori Berisha tha se qëllimi i shënimit të kësaj dite është ngritja e vetëdijësimit dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për këta pacientë.

(Kosova Sot Online)