
Detaje nga vrasja e 41 vjeçarit në Fushë Kosovë

41 vjeçari Arsim Hamiti u therr për vdekje nga dy persona, të dielën pas mesnate në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas avokatit të njërit nga të dyshuarit gjithçka ndodhi për një veturë. Për ta kërkohet masa e paraburgimit.
E pa si rrugë të vetme për shpëtim.
Por mbarimi i saj doli të jetë fatal për një 41 vjeçar nga Prishtina.
Kjo meqë në këtë vend dyshohet se Arsim Hamiti u kap nga të dyshuarit A.M e L.B, nga të cilët i erdhi edhe vdekja.
Pak orë pas kësaj ngjarje të rëndë njollat e gjakut ishin pastruar nga banorët e kësaj rruge.
Ata mbrapa kamerës i thanë ekipit të televizionit që të ndjerit nuk i është ofruar ndihmë derisa kanë arritur edhe ekipet policore në vendngjarje.
Me një autoambulancë e nën përcjelljen e patrullës së Policisë, u dërgua në Qendrën Emergjente në QKUK por nuk arriti të mbijetojë.
(Kosova Sot Online)