Skandali me Aktiv1stin/ Celibashi: Nuk kemi marrë akoma asnjë denoncim

  • E.K /
  • 15 February 2023 - 12:05
Skandali me Aktiv1stin/ Celibashi: Nuk kemi marrë akoma asnjë denoncim

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është pyetur nga gazetarët në lidhje me skandalin e aplikacionit “Akt1visti”.

Sipas Celibashit deri tani nuk është bërë asnjë denoncim dhe nuk ka ankimim, por nëse do të ketë, kjo çështje do të vlerësohet nëse ka apo jo shkelje.

Pyetje: PS ka krijuar një aplikacion në kuadër të zgjedhjeve ku administrata detyrohet të marrë pjesë. A përbën kjo për KQZ shkelje të Kodit Zgjedhor, dhe nëse po, janë marrë masa?

Celibashi: Në KQZ nuk është paraqitur asnjë kërkesë, asnjë denoncim apo ankim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të them asgjë, por nëse do të jetë objekt i shqyrtimit, do ta vlerësoj nëse ka shkelje të ligjit apo jo.

(Kosova Sot Online)