Vdekja e 19-vjeçarit në aksident në Arllat, arrestohet i dyshuari që kishte ikur nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 15 February 2023 - 14:37
Vdekja e 19-vjeçarit në aksident në Arllat, arrestohet i dyshuari që kishte ikur nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar vozitësin e automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar dje aksidentin në Arllat, ku mbeti i vdekur një 19-vjeçar, shkruan “Kosova Sot Online”.

I dyshuari, kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas aksidentit të shkaktuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vdes këmbësori i aksidentuar mbrëmë në Arllat, dërgohet në mbajtje ngasësi i automjetit

NFORMATË SHTESË

Sot (15.02.2023) rreth orës 05:40 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi, E. B. mashkull,19 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua dje në Arllat.

Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident.

Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)